KreuStil Jetese

Detaje/ Ëmbëlsuesi te pijet e gazuara mund të jetë kancerogjen!

Detaje/ Ëmbëlsuesi te pijet e gazuara mund të jetë

Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm të përdorur kryesisht te pijet me gaz pritet të shpallet si substancë kancerogjene në ditët në vazhdim.

Substanca e quajtur aspartame, e përdorur në produktet nga pijet e gazuara kryesisht dietike deri te çamçakëzët, do të renditet si “ndoshta kancerogjene për shëndetin e njerëzve” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thanë burimet për Reuters.

Edhe pse deri tani nuk ka patur asnjë studim shkencor lidhur me këtë çështje, teksa konsumatorët e shqetësuar janë duke pritur me padurim të gjitha rezultatet e fundit, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre.

Aspartami mund të gjendet në gati 6000 produkte ushqimore në mbarë botën dhe organet e industrisë e kanë kritikuar klasifikimin e ri si mashtrues dhe konfuz.

Ndërkohë sipas mediave të huaja bëhet me dije se që nga viti 1981, JECFA ka thënë se aspartamente, kjo substancë që aktualisht mund të shpallet si kancerogjene është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë. Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg mund të pijë nga 12 deri në 36 kanaçe me sode dietike që të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF