KreuStil Jetese

Eni Koçi feston ditëlindjen: Më e bukura me Adean në krah!

Eni Koçi feston ditëlindjen: Më e bukura me Adean në krah!

Këngëtarja e njohur Eni Koçi feston sot ditën e saj të lindjes. Në këtë ditë të shënuar këngëtarja ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa foto shumë të bukura familjare, ku shihet me vajzën e saj Adea dhe me partnerin Genc Prelvukaj.

Këngëtarja mbush 27 vjeçe dhe thekson se kjo është ditëlindja e saj e parë më Adean, duke e cilësuar si më të bukurën dhe më të veçantë.

 “Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen time të parë me Adean në krah. Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë. Vitet kalojnë shpejt dhe njeriu kupton që gjeja më e shtrenjtë në botë dhe që nuk ka çmim, është familja. Happy birthday to me #27”, ka shkuar ajo.

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Eni dhe Genci prej vitesh janë në një lidhje dashurie, dhe prej muajsh jeta e tyre është bërë edhe më e bukur pas ardhjes në jetë të Adeas. Kujtojmë që Genci është baba edhe i një djali Gjin Prelvukaj, të cilin e ka nga martesa e tij e mëparshme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF