Gjendja e Madonnës rezulton të ketë qenë edhe më e rëndë nga sa u mendua fillimisht. Mbretëresha e popit në fakt, paska qenë në prag të vdekjes dhe është “ringjallur” vetëm falë ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës dhe mjekimit të ashhtëquajtur Narcan, i përdorur nga policia e SHBA për të shpëtuar njerëzit në mbidozë drogash.
Ajo ishte dërguar në urgjencë me infeksion bakterial. Por përpara se të dërgohej në spital 64 vjecares iu bë injeksioni i cili lufton atë që njihet si shoku septik, raporton Radar Online.
Këngëtarja ende nuk e ka marrë veten sic duhet. Ajo është shumë e dobët dhe po qëndron shtrirë në shtrat pas episodit dramatik.
Sepsis është një gjendje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga lëshimi i kimikateve “mbrojtëse” nga trupi gjatë luftimit të një infeksioni. Këto kimikate dëmtojnë indet e trupit dhe organet, duke çuar në atak ndaj organeve, reshtje të funksionuari të tyre të tyre ose vdekje.