Coco Lee, këngëtarja 48-vjeçare e cila i dha zërin e saj variantit të “Mulanit” të Disney-t në gjuhën mandarine, ndërroi jetë në spital pas një tentative për vetëvrasje. Artistja ra në gjendje kome dhe nuk u zgjua më kurrë.
Coco Lee duket kishte vuajtur nga depresioni për vite me radhë. Ajo e tentoi vetëvrasjen të dielën e kaluar. Ishin të motrat që e gjetën pa ndjenja dhe e dërguan në spital në gjendje të rëndë. 48 vjecarja ra shpejt në koma dhe nuk e mori më veten, raporton TMZ.
Motrat e saj thonë se Coco Lee po i nënshtrohej një trajtimi të specializuar për depresionin, i cili nuk kishte dhënë megjithatë rezultatet e shpresuara. Familja nuk dha detaje mbi mënyrën që kishte zgjedhur këngëtarja për t`i dhënë fund ditëve te saj.
E lindur si Ferren Lee, ylli i Disney ishte një këngëtare e njohur me 18 albume në studio dhe dy albume live. Përveç kontratës së saj me Disney, Coco njihej dhe për performancën e saj të këngës së nominuar për Oscar “A Love Before Time” nga The Crouching Tiger, kolona zanore e “Hidden Dragon”. Coco Lee ishte nga Hong Kongu, por ndoqi shkollën e mesme dhe të mesme në San Francisko, ku u kurorëzua Miss Teen Chinatoën në 1991.
Ajo ishte këngëtarja e parë kineze që u bë e famshme në Amerikë. Kënga e saj Do You Want My Love arriti numrin 4 në tabelën Billboard Hot Dance Breakout në vitin 1999.