KreuStil Jetese

El Nino do prekë Shqipërinë? Mereologët japin alarmin: Përgatituni për mot ekstrem!

El Nino do prekë Shqipërinë? Mereologët japin alarmin:

“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.

Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomentit ‘El nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.

Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikanja Lajda Porja.

“El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.

“Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.

Sipas meteorologëve duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe Shqipëria do të ndikohet prej tij duke na bërë që të përjetojmë ngajrje ekstreme të motit me një shkallë agresiviteti, që nuk i kemi parë ndonjëherë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF