
Turistët që po shijonin një vakt dreke në një restorant te Kanës, patën një surprizë të cilën as që e kishin imagjinuar: në zonë u shfaq papritur Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z. Ndonëse ishin të rrethuar nga një ushtri truprojash, të dy u treguan jashtëzakonisht miqësorë me njerëzit përreth. Këngëtarja mbante një veshje të thjeshtë e të lehtë verore, dhe një kapele të madhe kashte që i mbulonte një pjesë të fytyrës, ndërsa ecte zbathur me një aparat fotografik në supe.
Një turiste e filmoi momentin dhe e postoi klipin në TikTok. “Kur Beyonce dhe Jay-Z hanë në të njëjtin restorant si ju në Kanë, Francë”, ishte komenti i saj në krah të klipit që u bë shpejt viral dhe mblodhi më shumë se 7 milionë shikime.
When Beyoncé and Jay Z ate at the same restaurant as us in Cannes, France #beyonce#jayz#cannes#fyp#viral
“Mua do të më kishin rënë të fikët”, “Jay-Z është kaq miqësor!”, “Beyonce është kaq e lezetshme!”, “Unë thjesht e dua atë!”, “Imagjinoni të jeni ulur në tryezë dukë ngrënë dhe befas shfaqet Beyonce” , “Doja të qaja vetëm duke imagjinuar se si do të ishte…”, “Zbathur dhe kamera mbi supe! Ajo është kaq e lumtur! Thjesht po shijon jetën”, “Sa bukur! Bota duartroket dhe kërcen për të”, ishin vetëm disa nga mesazhet e postuara nga komentuesit.
Artistja nisi në muajin maj turneun e saj botëror, të titulluar „Renaissance World Tour” dhe që atëherë ajo ka kënduar me ekipin e saj në të gjitha qytetet e mëdha të Europës. Sipas TMZ, Jay-Z dhe Beyonce hëngrën në “La Guerite”, një restorant buzë detit i njohur për menunë e ushqimeve të detit, sallatat dhe makaronat. Çifti kaloi një orë e gjysmë atje e më pas mori një varkë për shëtitje në Rivierën Franceze.










Meghan Trainor bëhet nënë për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 5 korrik 2023

Brenda pushimeve verore të Anxhelina Kotorrit!






