KreuStil Jetese

Arbana rrëfen arsyen përse u dashurua me Eduardin!

Arbana rrëfen arsyen përse u dashurua me Eduardin!

Konsiderohet sot si një ndër çiftet më të njohura të showbizit. Vetem disa javë më parë , Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj e kurorëzuan me martese dashurinë e tyre në në Toskana të Italisë.

Dyshja jane ende duke shijuar pushimet me njeri-tjetrin, dhe Arbana i beri nje “surprize” fansave: Moderatorja ka zbuluar një ndër arsyet perse u dashurua me bashkëshortin e saj.

Ajo ka postuar një video në Instagram, ku ka treguar Eduartin duke kërcyer dhe duke kënduar në një nga klubet e Danimarkës, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Një nga arsyet 7282829 pse e dua”.

“Nuk ka pirë asnjë gotë”, ka shkruar Arbana duke treguar kesisoj se partnerit nuk i duhet që të pijë alkool për të qenë kaq i lumtur dhe mesa duket ai kështu është gjithmonë prandaj moderatorja e dashuron kaq shumë. Nga lidhja e tyre disa vjeçare çifti kanë dy fëmijë së bashku, Dielli dhe Zoi ndërsa Arbana ka dhe një djalë tjetër nga martesa e parë, Jonin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF