KreuStil Jetese

Twitter kërcënon me veprime ligjore ndaj aplikacionit Threads tw Zuckerbergut!

Twitter kërcënon me veprime ligjore ndaj aplikacionit Threads tw

Kompania qe drejton rrjetin social Twitter po shqyrton mundësinë për veprime ligjore ndaj platformes Meta, pas lëshimit nga kjo e fundit të aplikacionit rival, Threads. Threads, që u lëshua për përdorim publik të mërkurën, dhe në të cilin u regjistruan miliona përdorues që në orët e para, është i ngjashëm me Twitter-in – dhe nga Meta është vlerësuar si një alternativë “miqësore” ndaj Twitter-it.

Twitter, që është në pronësi të Elon Muskut e quajti kete nje kopje, e tha se “konkurrenca është në rregull, por mashtrimi jo”. Por, Meta, përmes një letre, hodhi poshtë këto pretendime se ish-shefi i stafit të Twitter-it ka ndihmuar në krijimin e Threads-it, sipas REL. Mbi 30 milionë persona janë regjistruar në rrjetin e ri social, ka thënë Meta.

Threads edhe nga pamja është i ngjashëm me Twitter-in, si dhe ka veçori të ngjashme me aplikacionin që është në pronësi të Muskut.

Avokati i Twitter-it, Alex Spiro, i kishte dërguar të mërkurën një letër shefit të Meta-s, Mark Zuckerberg, duke e akuzuar Meta-n për “keqpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekretareve tregtare të Twitter-it dhe pronës intelektuale të Twitter-it” për të krijuar Threads.

Spiro ka pretenduar se Meta ka punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitter-it të cilët “kishin vazhduar të kishin qasje në sekretet tregtare të Twitter-it dhe informacioneve të tjera konfidenciale” që ndihmuan Meta-n të krijonte aplikacionn Threads.

“Twitter planifikon të zbatojë rreptësisht të drejtat intelektuale dhe kërkon nga Meta që menjëherë të ndërmarrë hapa dhe të ndalojë së përdoruri sekretet tregtare të Twitter-it dhe informacionet e tjera jashtëzakonisht konfidenciale”, u tha në letër.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF