KreuStil Jetese

Ndahet nga jeta futbollisti legjendar, Luis Suarez Miramontes

Ndahet nga jeta futbollisti legjendar, Luis Suarez Miramontes

Ndahet nga jeta, Luis Suarez Miramontes në moshën 88-vjeçare, legjendë e futbollit dhe i vetmi spanjoll i lindur në Spanjë që ka fituar Topin e Artë.

Spanjolli, i cili la fillimisht gjurmë te Barcelona, luajti në Itali midis 1961 dhe 1973 me Interin dhe Sampdorian. Pikërisht në ekipin gjenoves përfundoi karrierën si futbollist, para se të niste si trajner.

Lajmi e dha i pari klubi i Interit, ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij.

“Një talent unik dhe një tifoz i madh i Interit. Numri 10 i Interit të Madh që i çoi ngjyrat tona në çatinë e Italisë, Evropës dhe botës. Nëse nuk dini çfarë të bëni, jepini topin Suárezit. Lamtumirë Luisito!”, ishte mesazhi i Interit në rrjetet sociale.

Spanjolli ishte një futbollist i Barcelonës për shtatë sezone dhe fitoi dy liga spanjolle, dy kupa spanjolle dhe Topin e Artë (1960).

Për plot nënte sezone veshi fanellën zikaltër, duke fituar tre tituj të Serisë A, dy Kupa Evropiane (Champions). Karrierën si futbollist e përfundoi te Sampdoria, para se të niste si trajner./SuperSport

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF