
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në Greqi.
Artistja me prejardhje nga Kosova është e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Romain Gavras, i cili para disa vitesh ka qenë bashkë me artisten Rita Ora.
Çifti zgjodhi t’i shijojë pushimet, në ishullin Snifos të Greqisë.
Ajo ka treguar në “Instagram” librat që ka lexuar këtë periudhë, e dy prej tyre janë ato të Ismail Kadaresë.
“Disa nga librat që kam lexuar këtë muaj”, ka shkruar ajo.
Dua bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim”.