KreuStil Jetese

Threads: Çfarë është, si mund të regjistroheni dhe a dallon nga Twitter-i?

Threads: Çfarë është, si mund të regjistroheni dhe a

Më shumë se dhjetë milionë njerëz i janë bashkuar rrjetit më të ri social nga Meta Platforms, Threads – i krijuar për t’i bërë konkurrencë platformës Twitter – në orët e para pas lëshimit të tij publik, të enjten, ka njoftuar shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Shifrat e larta të përdoruesve janë shënuar pavarësisht se lëshimi i Threads-it është shtyrë në Bashkimin Evropian, teksa janë ngritur pikëpyetje nëse aplikacioni do t’i respektojë rregullat e ashpra të BE-së për privatësinë e të dhënave, thote REL. Në Threads, përdoruesit mund të bëjnë postime me shkrim – me më pak se 500 shkronja e shenja – dhe të përfshijnë në to fotografi dhe video me gjatësi maksimale prej 5 minutash. Threads i ngjason shumë rivalit të tij, Twitter – me përmbajtje të shkurtër tekstuale, pëlqime dhe ripublikime.

Platforma e re, e cila është pjesë e Instagram-it, lejon njerëzit të regjistrohen duke përdorur llogaritë e tyre në Instagram – mundësi të tjera regjistrimi per momentin nuk ofrohen.

Aktualisht, qasja në Threads mund të bëhet vetëm përmes aplikacionit të tij, për platformat mobile iOS dhe Android, teksa, njëherë, nuk ekziston një version për kompjuterë, ndërsa Meta nuk ka treguar se kur mund ta ofrojë një të tillë.

I ndërtuar nga ekipi i Instagram-it, Threads ju jep përdoruesve mundësinë që t’i ndjekin përnjëherë të gjitha llogaritë që tashmë i ndjekin në Instagram.

Kjo do të thotë që nëse REL është në mesin e llogarive që një përdorues ndjek në Instagram, ky opsion ia sjell automatikisht në Threads përmbajtjen e saj, që tashmë është bërë pjesë e rrjetit më të ri social. Përdoruesit njëherë nuk mund të gjejnë ndjekës nga platformat tjera sociale. Por, Meta do që Threads të jetë i ngjashëm me rivalët si Mastodon, të jetë i decentralizuar dhe t’i lejojë përdoruesit të t’i transferojnë llogaritë në platformat e tjera.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF