KreuStil Jetese

Mungoi emri i tij në klipin e këngës së Ledrit dhe Romeos, flet për herë të parë Klementi

Mungoi emri i tij në klipin e këngës së Ledrit dhe Romeos,

Kënga “E keni dit”, nga Romeo Veshaj dhe Ledri Vula është hiti veror, refreni i të cilës po këndohet nga të gjithë dhe pikërisht fraza më virale është kënduar nga Klementi.

Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.

“Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakord. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakord. Edhe për videoklipin folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën.”-tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF