
I ftuari i parë special në “Kepin e VIP”-ave, ishte ish-banori i BBV, Krist Aliaj. Në puntatën e dytë të emisionit, Kiara Tito e prezantoi atë me banorët e tjerë, ku disa prej tyre nuk e pritën aspak mirë. Një ndër to ishte edhe Jori Delli, e cila duket se ka hatermbetje te forta me te.
Arsyeja eshte se Kristi, kur ishte i ftuar së bashku me Jorin në “E Diell” tha: “Ajo është tipi i femrës që ka shumë qejf ose preferon çuna mafioz”.
Jori nuk e kaloi lehte kete moment. Para kamerave, ajo beri nje deklarate te ashper per Kristin.
“Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk mi thotë ato gjëra. Nuk më kërkoi as falje. Ndihem shumë e zhgënjyer nga kjo gjë sepse nuk e prisja fare. Prandaj thashë unë në rrugën time, ti në rrugën tënde.
I pëlqen të pëlqehet, i pëlqen që vajzat që vajzat t’i shkruajnë. Më ka treguar edhe disa mesazhe, por ai as që ju përgjigjet. Nuk e di se çfarë bën. Mbase i pëlqejnë çunat. Se di. Fshije këtë, fshije”, tha Jori.








Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh




Horoskopi ditor, e dielë 9 korrik 2023







