KreuStil Jetese

Fjolla Morina: Vajza ime ka nënshtetësi amerikane, nëse na ndodh diçka reagon ambasada! 

Fjolla Morina: Vajza ime ka nënshtetësi amerikane, nëse na ndodh

Fjolla Morina është prej ditësh kryefjala e mediave rozë. Shqetësimet që kanë rrethuar gjendjen em të cilën ajo është shfaqur në mediat sociale, kanë bërë që këngëtarja të komentohet gjatë. U tha madje se ajo është shtruar në Klinikën Psikiatrike në QKUK në Prishtinë, ndërsa disa ditë para se kjo të ndodhte ka dhënë një intervistë për “Prive”.

 Në këtë intervistë e cila u transmetua tek të dielën, këngëtarja e hitit “Fb” pati një apel për të gjithë publikun dhe madje u dërgoi mesazh edhe personave që ka tentuar t’i bëjnë keq. 

Shqetësimi më i madh i saj përfshin të bijën, Alayah. Fjolla është shprehur se në rast se atyre iu ndodh diçka, atëherë keqbërësit do të kenë të bëjnë me autoritetet amerikane – kjo për shkak të nënshtetësisë së vajzës së saj.  “E kam vajzën amerikane, ditën që ndodh kjo, reagon Ambasada e Amerikës. Nga Shtetet e Bashkuara, motra ime që jeton në Kaliforni do të bëjë denoncimin nëse më ndodh mua diçka”, u shpreh këngëtarja.  

Ajo theksoi se zanafilla e gjendjes së saj të komplikuar lidhur me arrestimin e saj të famshëm në vitin 2020, ku u ndalua me armë në kufirin Kosovë-Shqipëri – dhe sipas artistes, e gjithë kjo ka qenë një kurth nga ana e njerëzve të saj që dikur i konsideronte të afërt.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF