KreuStil Jetese

Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin, reagon Mozzik!

Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin, reagon Mozzik!

Loredana Zefi ka qenë këto ditë në vëmendje të mediave rozë jo vetëm shqiptare por edhe ato të huaja. Reperja konfirmoi përmes disa fotove në Instagram lidhjen e saj të re me futbollistin gjerman, Kerem Adeyemi.

Ndërkohë, nuk kaloi pa u vënë re reagimi i ish partnerit të saj, Mozzik, me të cilin reperja ka dhe një vajzë, Hanën. Ai ka postuar në Instagram një foto të vetën në një fushë sporti dhe krahas saj ka bërë  një shkrim ‘thumbues’. “Vallaj që sot me Bayernin”, ka shkruar reperi.

Mesa duket ky ka hedhur një ‘thumb’ për nënën e vajzë së tij dhe partnerin e saj më të ri, pasi ky i fundit luan si sulmues për “Borussia Dortmund” e cila është skuadra më e madhe kundërshtare e Bayernit në Bundesligë. Fansat e kuptuan domethënien e mesazhit të Mozzik dhe  ‘shpërthyen’ në komente dhe pëlqime në këtë postim.

Postimi i Mozzik vjen disa ditë pas Loredana zyrtarizoi lidhjen me 21-vjeçarin. Në një intervistë të fundit, ai tha me Loredanën i kishin lënë pas mosmarrëveshjet dhe tani kanë një raport të qetë dhe merren vesh për hir të vajzës së tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF