
Aktorja kolumbiane Sofia Vergara konsiderohet një nga femrat më të bukura në botë. Vergara kujdeset shumë për trupin e saj, duke u ushtruar rregullisht në palestër, e me fotot e fundit tregoi sakaq se format e mbushura vazhdojnë të mbeten “të preferuara për syrin”.
Aktualisht, ajo është duke pushuar në Itali, ndërsa ka pozuar me rroba banje me trup, duke i mahnitur 30 milionë ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen.
“Faleminderit të gjithëve. Faleminderit që jeni gjithmonë me mua. Faleminderit që më mbështetni në çdo gjë që bëj. Puthje nga Italia”, ka shkruar ajo, ndërsa ka marrë shumë komplimente për pamjen.
Aktorja festoi së fundi ditëlindjen e saj të 51-të, ndërsa kishte thënë për Ëomen’s Health se nuk ka aspak frikë nga plakja, prandaj nuk ka zgjedhur të bëjë ndërhyrje estetike. Pavarësisht pretendimeve të saj megjithatë, shumë ndjekës mendojnë se edhe Sofia ka ndërhyrë në pamje dhe krahasimi i fotove, flet vetë sipas tyre, më shumë se fjalët.










Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh




Horoskopi ditor, e dielë 9 korrik 2023





