KreuStil Jetese

Këngëtarja shqiptare tregon çfarë pa kur ishte në koma: “Islami më largoi nga rruga e haramit”!

Këngëtarja shqiptare tregon çfarë pa kur ishte në

U rikthye në vendlindjen e saj pas tre vitesh për të kremtuar një nga festat e saj të preferuara, Kurban Bajramin.  Dhe pikërisht atëhere, Shkëndije Mujaj i befasoi të gjithë duke u shfaqur krejtësisht ndryshe, e mbuluar, thotë Express.

Gjithçka sipas saj, nisi nga një ëndërr që pa kur ishte në gjendje kome. Ajo në këtë intervistë për T7 foli edhe ‘botën’ tjetër. “E kam pa me syt e mi, është një mrekulli”, u shpreh kengetarja.

Shkëndija ka rrëfyer më parë se “kur kam qenë adoleshente në Zvicër pata një aksident me biçikletë. Kam rënë në koma, ka qenë 20 minuta dhe kam parë shumë kopshte, shumë lumenj dhe vrapoja nëpër kopsht, thoja sa bukur, një zë më tha a do të qëndrosh këtu? Kam parë shumë flutura dhe lule.

I thashë jo do kthehem se i kam thënë babit që do kthehem dhe ashtu ndodhi. Isha shumë e lumtur aty dhe kur i hapa sytë u mërzita shumë. S’më hiqej ajo pamje nga sytë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse gjithmonë kam besuar që ka dhe një botë tjetër”, tregoi ajo.

Mujaj vazhdoi këtë rrëfim duke thënë se feja islame e ndihmoi të luftojë me vetën për ta përballuar më lehtë vdekjen e nënës së saj.

(20+) Watch | Facebook

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF