
Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artisik Fero ka përfunduar në pranga nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.
Konflikti thuhet të ketë ndodhur në banesën e ciftit në Gjilan. Gjithcka nisi me një përplasje verbale mes tyre, e mendohet se paskësaj, këngëtari kaloi në dhunë fizike ndaj partneres. Ai duket se e ka goditur me grusht modelen, e i ka thyer edhe telefonin.
Burime pranë dyshes pohuan se Arbenita është larguar nga banesa që ndanin bashkë me Feron e ka marrë me vete dhe vajzën, ndërsa ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës. Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë nëse i merr vajzën.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë reperin, i cili është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje’.



Insolacioni, rreziku nga dielli!
















