
Alicia Keys ka vendosur që nga viti 2016 që të heqë dorë ng agrimi dhe nuk pendohet aspak. Këngëtarja e famshme është paraqitur shumë natyrale në daljet e saj publike apo dhe në postimet në rrjetet sociale. Së fundi, ajo foli për “InStyle”, ku foli pikërisht për këtë vendim të rëndësishëm për të. “Kur pata momentin tim të rebelizmit, nuk po e njihja veten. Kam kaluar vërtet momente kur desha të rebelohem ndaj atyre që njerëzit më thoshin, ndaj asaj që pretendonte bota, shoqëria, sesi duhet të dukesh”, rrëfeu artistja me famë botërore.
Alicia fillimisht doli pa grim në një set fotografik. Ajo tregoi se ai moment e bëri të ndihej më e fortë, më e lirë dhe më e bukur.
“Ndërsa fillova të futem më shumë në atë marrëdhënie personale me veten time, atëherë fillova të kuptoja se nuk ka të bëjë me grimin. Nuk bëhet fjalë për buzëkuq ose pa buzëkuq. Nuk ka të bëjë me këtë. Ka të bëjë me mënyrën sesi doni të shpreheni dhe çfarë hapësire dëshironi të pretendoni për veten tuaj. Nuk e keni mësuar se sa e rëndësishme është të jesh një person i plotësuar përbrenda. Lëkura ime nuk filloi të ndryshojë derisa ndryshova energjinë rreth meje dhe brenda meje.
Mendoj se gjëja më e madhe që kam mësuar është të kem marrëdhënie të mirë me veten. Është me të vërtetë një hap për të gjetur jo vetëm paqen tuaj, por edhe bukurinë tuaj të brendshme”, tha Keys.













Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh




Horoskopi ditor, e dielë 9 korrik 2023


