Luizi Ejlli festoi sot 38 vjetorin e lindjes, e padyshim, urimet vërshuan për fituesin e Big Brother VIP Albania nga miqtë dhe admiruesit e shumtë. I emocionuar, Luizi i falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen e dhënë.
Ai u shpreh se ‘se i kanë ndryshuar jetën’ dhe se ‘dashuria e tyre e bëri që të triumfonte’. Teksa ka postuar një fotografi me tortën pranë, Luizi bashkëngjitur me të shkruan: “Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që jeni. Faleminderit për gjithçka”.
Surpriza e ditëlindjes ishte organizuar nga Kiara, në një moment vetëm mes të dyve.
“Gezuar ditëlindjen, dashuri”, ishte mesazhi i saj në formën e një shkrimi të ndricuar për Luizin, në sfondin e një ambjenti mjaft të bukur dhe intim të krijuar për të!