Johny Depp e fitoi gjyqin me ish bashkëshorten Amber Heard, por e gjithë atjo situatë i kushtoi shtrenjtë, edhe financiarisht. Mësohet se së fundi, aktori i famshëm thuajse i humbi dy nga shtëpitë e tij në Hollywood-in Perëndimor.
Për t`i shpëtuar ato, Depp sipas DailyMail, mori një hua prej 10 milionë dollarësh.
Një nga pronat u përball me mbyllje në vitin 2016, por Depp shleu borxhin e papaguar dhe e shpëtoi atë. Shtëpia tjetër, një strukturë e ngjashme me një kështjellë që ishte 5 milionë dollarë borxh në 2018, u shpëtua gjithashtu falë kredisë.
Depp e siguroi kredinë nga City National Bank, i njohur për shërbimin e personazheve të famshëm të listës A. Prona, që të kujton një film horror me kulla, është e fshehur pranë Sunset Strip. Pavarësisht përpjekjeve për t’i mirëmbajtur ato, mungesa e pranisë së tij në të dyja shtëpitë ndihet ndjeshëm, pasi nuk kujdeset shumë për to, teksa e kalon pjesën më të madhe të kohës në rezidencën e tij në Bahamas.
Depp është aktualisht në në turne në Europë me grupin e tij Hollyëood Vampires.