Elle MacPherson mbush 60 vjeç vitin që vjen, por vazhdon t`i mahnisë fansat me pamjen e saj që nuk njeh moshë. Supermodelja australiane ia atribuon bukurinë e saj “të përjetshme” ushqimit të duhur dhe plotësimit te tij me vitamina natyrale.
Përmes një postimi në Instagram, Elle ndau një intervistë të vjetër të saj në Megyn Kelly Today të NBC duke diskutonte dietën që ndiqte dhe arsyet sesi ajo duket kaq e përsosur pavarësisht se i ka kaluar të 50-tat.
“Kur mbusha 50 vjeç nuk ndihesha shumë mirë dhe nuk dukesha shumë mirë”, tha Elle. “Vura re ndryshime në lëkurën, flokët dhe peshën time… Thjesht nuk ndihesha i frymëzuar, kisha dëshira për sheqer dhe probleme me tretjen. Shkova te dietologia ime dhe thashë dëgjo, diçka nuk është në rregull, duhet të rishikoj stilin tim të jetesës. Ajo tha se po merrja shumë vitamina sintetike, kështu që më sugjeroi një multivitaminë të fuqishme, prebiotikë dhe pluhur probiotik. Fillova ta merrja sepse isha e kequshqyer, nuk flija shumë dhe nuk po haja mjaftueshëm fruta dhe perime ndërsa po pija shumë kafe”.
Supermodelja tha se pasi qëndroi me këtë plan të ri ushqimor për një muaj dhe mori këtë multivitaminë natyrale, jeta e saj u ‘transformua’. “Unë pashë një ndryshim të tillë dhe shoku im, i cili tani është CEO im, tha “çfarë po bën, dukesh e mrekullueshme?” dhe i thashë se po merrja këtë pluhur jeshil dhe më ka ndryshuar jetën’. Transformimi dramatik i Elle e çoi atë në fillimin e biznesit të saj të suplementeve natyrore dhe perandorisë së mirëqenies, WellCo.