KreuStil Jetese

Cerberi i afrohet Shqipërisë: Vala e të nxehtit, nesër 42 gradë?!

Cerberi i afrohet Shqipërisë: Vala e të nxehtit, nesër 42

Është quajtur Cerberi, ose qeni me tre kokë i ferrit për shkak se ka tre kulme nxehtësie. Kjo valë përvëluese që ka mbërthyer Europën Jugore prek edhe Shqipërinë. Sipas parashikimit të motit në vendin tonë ditën e sotme termometri arriti deri në 41 gradë Celcius në hije, por do të kulmojë të premten me 42 gradë.

Meteorologët thonë se kjo valë e të nxehtit me temperatura ekstreme do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të muajit Korrik. BBC thotë se temperaturat llogaritet të kapërcejnë 40 gradët Celsius në disa pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, por në Itali sipas gjigandit britanik të medias, ato mund të mbërrijnë deri në 48.8 gradë Celsius shkruan BBC.

10 qytete italiane, përfshirë Firencen dhe Romën janë në alarm të kuq. Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq pasi u shemb përdhe pa ndjenja nga i nxheti ne veri te vendit.

Sipas eksperteve, temperaturat do të arrijnë pikun të premten: ne zona të mëdha të Europës Jugore termometri do te shenoje mbi 40 gradë, e nxehtësia ka të ngjarë të vazhdojë edhe në fundjavë. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë prej 48,8 gradë Celsius (119,8 F) u shenua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë gushtin e 2021-it.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF