
Djali i saj muajin e ardhshëm bën 2-vjeç, e bashkëshortja e balerinit shqiptar Kledi Kadiu, Charlotte Lazzari ka prekur me një mesazh drejtuar atij. Charlotte në ‘Instagram’ ka ndarë foton e djalit të saj dhe shkruan se një ditë do t’i tregojë atij se sa i fortë është, pas sfidave me te cilat eshte perballur që prej moshës të hershme lidhur me sëmundjen.
“Gabriel, një ditë do të të tregoj se sa i fortë je ti. Do të tregoj momentet që kemi qenë bashkë por edhe ato që nuk kam qenë fare.
Do ta bëj sepse meriton të vërtetën absolute dhe të kujtoj se shpesh ngjitjet e thepisura dhe më të vështira fshehin ate panoramen që të lë pa frymë. Ti je tashmë ajo pamje për mua sepse çdo ditë e kaluar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash për biletën”, shkruan Charlotte.
Kledi dhe e shoqja e kane pagezuar te birin me emrin “Samurai”, emrin e një luftëtari pasi Gabrieli po përballet me probleme të serioze më shëndetin që prej lindjes pasi prej ditës së 13-të lindjes ai pati temperaturë të lartë dhe komplikacione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefalit.
Ka qenë vetë balerini i cili ka rrëfyer për sëmundjen e djalit të tij, përmes një postimi prekës kohë më parë ku shkruante “Fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë. Fëmija arriti të mbijetoje dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten. Gabriel u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave”.