KreuStil Jetese

Luizi dhe Kiara prindër? Këngëtari rrëfen planet për fëmijë!  

Luizi dhe Kiara prindër? Këngëtari rrëfen planet për

Që në momentet e para të romancës së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luiz Ejlli e Kiara Tito u kthyen në njërin prej çifteve më të diskutuar të shoëbiz-it shqiptar. Fansat vazhdojnë të mbeten mjaft kureshtarë për marrëdhënien e tyre edhe pas përfundimit të “BBVIP” . 

Duke qenë se dyshja e bënë fejsën dhe martesën për sa kohë ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri (edhe pse ligjërisht ka ende dyshime për këtë), tani që janë jashtë jetojnë bashkë, kurioziteti më i madh që kanë ndjekësit lidhet me planet e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë.  

Këtë gjë, ata e kanë diskutuar edhe në reality show. I ftuar së fundi në “Fiks Fare” dhe i pyetur në lidhje me këtë, Luizi u shfaq mjaft entuziast. Megithatë, duke huazuar shprehjen e famshme të Kiarës tha: “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”.  

Për momentin, të dy ata duken mjaft të fokusuar tek karriera: Kiara si moderatore dhe me biznesin e saj të ri, ndërsa Luizin do e shohim si aktor, teksa vazhdon edhe angazhimin me muzikën. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF