“Është e rëndësishme të mbash gjallë besimin dhe shpresën e njerëzve përballë pushtimit rus të Ukrainës dhe të përgatitemi për rindërtimin e vendit”: Mesazhi i përcjella nga Olena Zelenska, bashkëshortja e Presidentit Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Vilnius të Lituanisë ku u mbajt kërë radhë samiti i NATO-s, ishte prekës. Zelenska vizitoi Qendrën ukrainase, për ngritjen e të cilës kishte dhënë ndihmesën e saj. Ajo iu drejtua bashkëshorteve dhe partnereve të krerëve të aleancës në gjuhën e saj, Ukraina nuk po ndërtohet nga burimet, “por nga ju”.
“Ukraina nuk po mbron pikat në hartë, nuk po mbron documentet apo statistikat, por po mbron njerëzit e saj nga rreziku dhe nga vdekja. Kjo është arsyeja pse secili prej jush është i rëndësishëm. Dhe gjithçka që bëni për fitoren është e rëndësishme, kudo që të jeni. Dhe është e rëndësishme besimi dhe shpresa juaj, “tha Zelenska.
Ukraina që do të rindërtojmë së bashku do të jetë për njerëzit, sepse ne të gjithë e dimë vlerën e jetës dhe bashkëpunimit, komunikimit, ne dimë të vlerësojmë njëri-tjetrin dhe miqtë tanë”, vuri në dukje Zonja e Parë e Ukrainës. Zelenska falënderoi gjithashtu Zonjën e Parë të Lituanisë Diana Nausėdiene për mbështetjen e dhënë dhe për zbatimin tejet të shpejtë të idesë së Qendrës Ukrainase.
Bashkë me të dyja ato, këtë qendër e vizitoi edhe bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Linda, e cila u takua edhe me femijet atje. Qendra në fjalë zhvillon aktivitete për të gjitha moshat për komunitetin ukrainas të zhvendosur në këtë ish republikë sovjetike për shkak të luftës.