KreuStil Jetese

Lajm i mirë: Vaksina kundër kancerit të gjirit mund ta zhdukë sëmundjen brenda vitit 2030!

Lajm i mirë: Vaksina kundër kancerit të gjirit mund ta

Një vaksinë eksperimentale e kancerit të gjirit që premton në provat e hershme po rrit mundësinë e eliminimit të një prej vrasësve më të mëdhenj në botë. Deri më tani, 15 gra me një formë agresive të kancerit të gjirit kanë marrë vaksinën dhe nuk kanë patur rikthim të sëmundjes edhe pse ne kushte normale probabiliteti ishte shumë i lartë.

Midis tyre është nëna e dy fëmijëve Jennifer Davis, një infermiere 46-vjeçare nga Lisbona, Ohio, e cila iu nënshtrua dhjetëra raundeve brutale të kimioterapisë, radioterapisë dhe një mastektomie të dyfishtë përpara se të regjistrohej për t’u bërë pjesë e eksperimentit.

Ajo tha për DailyMail se tani ndihet fizikisht dhe mendërisht më mirë se kurrë.

“Unë tani as nuk e mendoj më sëmudjen. Kam shumë shpresë për të gjithë. Unë kam dy vajza, kam një mama. Dua që të gjithe ata që njoh ta marrin këtë vaksinë. Nëse kjo mund ta parandalojë, do të jetë e mahnitshme.”; është shprehur pacientja e emocionuar.

Deri më tani vaksina është duke u testuar vetëm për kancerin trefish negativ, i cili nëse kapet herët, është shumë i trajtueshëm. Problemi është se ai përhapet me shpejtësi dhe në heshtje në pjesë të tjera të trupit, dhe fatkeqësisht vetëm 12 %  e pacientëve jetojnë më shumë se pesë vjet.

Por shpresohet se vaksina së shpejti do t’u jepet njerëzve të shëndetshëm vite më parë për t’i ndaluar ata që të mos kenë ndonjë formë të kancerit të gjirit, gjë që do ta bënte vaksinën të parën e këtij lloji.

Dr Amit Kumar, CEO i Anixa Biosciences, kompania që zhvillon vaksinën, tha për DailyMail:

“Ne mund të jemi në gjendje të eliminojmë kancerin e gjirit si sëmundje, ashtu siç kemi eliminuar poliomielitin dhe linë brenda vitit 2030. Ne besojmë se brenda pesë viteve, do të jetë në treg për njerëz si Jenni, të cilët kishin kancer gjiri dhe janë të shqetësuar për rikthimin.Disa vite pas kësaj vaksina duhet të jetë e disponueshme për të gjitha gratë, duke përfshirë gratë që nuk kanë pasur kurrë kancer gjiri. Është shumë emocionuese.’

Vaksina, e cila përfshin tre doza, me një distancë prej dy javësh synon një proteinë laktacioni, α-laktalbumin, e cila nuk gjendet më pas laktacionit në indet normale dhe të plakura, por është e pranishme në shumicën e kancereve të gjirit trefish negativ. Nëse zhvillohet kanceri i gjirit, vaksina është krijuar për të nxitur sistemin imunitar të sulmojë tumorin dhe ta pengojë atë të rritet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF