KreuStil Jetese

Pas Mira Konçit, edhe e bija braktis Shpëtim Saraçin? 

Pas Mira Konçit, edhe e bija braktis Shpëtim Saraçin? 

Kompozitori ynë i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi vendosën para disa vitesh të largohen drejt SHBA-së, për të nisur një jetë të re. Ky largim erdhi menjëherë pasi Shpëtim Saraçi u hoq nga puna pranë TVSH-së. Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria. Por vetëm pak vite më vonë, Albeu.com zbuloi lajmin e ndarjes së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit.

Kjo e fundit qëndoi ne Amerikë me fëmijët, ndërsa kompozitori u rikthye në vendlindje, sërish në “krye të detyrës”,  por larg ekranit.

Ndërkohë së fundmi vihet re se Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”. Era është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Sipas albeu.com, ajo publikon herë pas here foto me të ëmën, ku nuk mungojnë dedikimet speciale. Por nuk ndodh e njëjta gjë me të atin, Shpetim Saraçi, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë në rrjetet e saj sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF