
Disa muaj më parë anulloi një sërë koncertesh duke rrëfyer se kjo po ndodhte për shkak të problemeve shëndetësore. Celine Dion zbuloi më pas se sëmundja që e ka prekur është serioze. Që atëherë, frika shëndetësore për këngëtaren e njohur ka shkaktuar ankth tek miliona fansat e saj, mirëpo ajo ka treguar se po përpiqet shumë të rikthehet në skenë.
Motra e Claudette Dion së fundmi u shfaq në emisionin televiziv kanadez ‘Bonsoir Bonsoir’, ku tha se pavarësisht situatës së rënduar, këngëtarja kanadeze është e vendosur të luftojë deri në fund.
“Ne të gjithë bëjmë po lutemi për të. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë shqetësimin që njerëzit kanë treguar. Ajo po punon shumë dhe shpresojmë me forcë që t`ia dalë mbanë” i tha Claudette moderatorit Jean-Philippe Vautier.Ajo kujtoi gjithashtu një moment emocional që kishte me motrën e saj, kur ajo i tha Celine Dion: “Kjo nuk mund të jetë e mundur. Parajsa gaboi”, dhe këngëtarja iu përgjigj: “Do të më bësh të qaj”.
Sindroma e Personit të ngurtë (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. SPS karakterizohet nga ngurtësi e luhatshme e muskujve në trung dhe gjymtyrë dhe rritje e ndjeshmërisë ndaj stimujve të tillë si zhurma, prekja dhe shqetësimi emocional, të cilat mund të shkaktojnë spazma muskulore. Qëndrimet e kërrusura dhe të ngurtë janë karakteristikë e çrregullimit. Njerëzit me SPS mund të mos jenë në gjendje të ecin ose të lëvizin, apo edhe të kenë frikë të dalin nga shtëpia sepse zhurmat e rrugës, si tingulli i një borie, mund të shkaktojnë deri edhe rrezime. SPS prek dy herë më shumë femra se meshkujt.


Gjuha gjermane – bileta për dalje nga mjerimi!
















Insolacioni, rreziku nga dielli!

