Goldie Hawn dhe Kurt Russell janë një nga ciftet më jetëgjata të Hollivudit, por vendimi i tyre për të mos lidhur kurorë kurrë ka ngjallur gjithmonë kureshtje. Aktorja 77 vjecare, fituese e çmimit “Oscar”, ka rrëfyer tani përse-në e një vendimi të tillë.
“Pse duhet ta bëjmë? A nuk është kjo një pyetje më e mirë?”, tha Hawn për CNN. Kur gazetari Chris Wallace vazhdoi ta pyeste, Goldie- e cila ka qenë me Russell, 72 vjeç, që nga viti 1984 – tha se që të dy ata i kishin parë pasojat e një martese të pasuksesshme. “Kur nuk funksionon, përfundon e gjitha në një biznes të madh”, shpjegoi ylli hollivudian, e cila ka qenë më parë e martuar me aktorin Gus Trikonis nga viti 1969 deri në 1976 dhe më vonë me muzikantin Bill Hudson nga 1976 deri në 1982.
“Është gjithmonë e shëmtuar”, tha ajo. “Dikush në fakt duhet të shohë e të thotë: “Sa divorce janë në të vërtetë argëtuese? Sa divorce në fakt nuk kushtojnë në para? Sa divorce ju bëjnë të urreni një person më shumë se më parë? Sa divorce i kanë lënduar fëmijët?”. Wallace më pas vuri në dukje se Haën dhe Russell kanë qenë së bashku për katër dekada, duke i thënë asaj: “Nuk do të divorcoheshe”.
Këtë, ne nuk kishim nga ta denim”, u përgjigj ajo. “Më pëlqen ideja që mund të zgjohem në mëngjes dhe të marr vendime çdo ditë nëse dua të jem këtu”. Pavarësisht se nuk u martuan kurrë, Hawn dhe Russell vazhdojnë te jënë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Djali i tyre Wyatt Russell erdhi në jetë në 1986. Goldie është gjithashtu nëna e aktorëve Kate Hudson dhe Oliver Hudson.
Nga ana e tij, Russell ka qenë më parë i martuar me aktoren Season Hubley nga viti 1979 deri në 1983. Ata kanë një djalë, Boston.