KreuStil Jetese

Rama rrëfen për herë të parë dramën në familje: “Gregu, me kancer kur ishte 15 vjeç”!

Rama rrëfen për herë të parë dramën në

Edi Rama bëri një rrëfim të rrallë sot në podcasting e tij. Kryeministri kishte ftuar mjekun Gentian Toshkëzi, i cili u shpall në SHBA, “America’s Best Doctor”, dhe gjatë bisedës, për të parën pohoi publikisht momentet e vështira të kaluara disa vite më parë, kur djali i tij i madh, Gregu, u diagnostikua me kancer.

“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin, ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash…

‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu.

Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj”, rrëfeu Rama.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF