Emily Ratajkoëski befasoi edhe një herë me zgjedhjen e saj për veshjen. Modelja 32-vjeçare u shfaq me një fustan të tejdukshëm të cilin jo shumë femra do të kishin guximin ta mbanin dhe postoi foto në rrjetet sociale.
Kur bëhet fjalë për kombinimet e saj, Emily nuk ka turp të rrezikojë duke zgjedhur veshjet më të guximshme. Kësaj radhe brunia bukuroshe bëri përshtypje me fustanin transparent me dekolte mahnitëse, i cili u pëlqye menjëherë nga fansat e saj.
Modelja e veshi fustanin që rrëmbu vëmendjen e të gjithëve në festën e miliarderit Michael Rubin në Long Island dhe ndau disa foto me 30 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Nëse nga mbrapa fustani duket i thjeshtë, i frymëzuar nga vitet ’90, në pjesën e përparme nxjerr në pah një dekolte të thellë, e cila mund të shkaktojë lehtësisht një aksident veshjeje. Ndjekësit e saj, nuk kishin asgjë tjetër veçse lavdërime për të:
“Çfarë gruaje”, “Unë e dua fustanin”, “Unë do të bëja gjithçka për këtë fustan”, “Dukesh e mrekullueshme si gjithmonë”.