
Fero ka reaguar për herë të parë për çështjen me partneren e tij, Arbenita Ismajlin.
Nën akuzat për dhunë në familje, teksa mendohet se është në paraburgim prej 30 ditësh, përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka thënë fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq.
“Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.
E tani pasi e ke sjellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet.
Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”- shkruan Fero.

Rita Ora ngatërron emrin e prezantuesit në BBC









Gjuha gjermane – bileta për dalje nga mjerimi!









