KreuStil Jetese

Rita Ora, rrëfim për Jay Z: “Mos besoni çdo gjë që ju premtojnë”!

Rita Ora, rrëfim për Jay Z: “Mos besoni çdo gjë

Rita Ora rrëfeu në një bisedë me Steven Barlett në podcastin e tij anëne errët të suksesit. Edhe pse gjërat duken kaq mire sot për të, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Mos i besoni çdo premtim që njerëzit ju thonë. Unë po jetoja ëndrrën time dhe pastaj do të zgjohesha dhe do të qëndroja e heshtur dhe kjo gjë nuk do të ndihej mirë. Gjithmonë ka qenë ajo ndjesia që duhet të mbipunoja për të provuar veten time. Unë isha një ëndërrimtare naïve dhe mendoj se kështu duhet të jesh në atë moshë. Jay-Z më mori si këngëtare rezervë pas albumit tim të parë dhe jeta ime ndryshoi brenda natës.

Po kërkoja për gjërat në vendet e gabuara dhe u ktheva në një rebele. Po haja shumë keq, po pija dhe nga presioni i medias po përjetoja atake të frikshme paniku.

Isha 18 vjeçe dhe u transferova nga Londra në Brooklyn. Nga të ndarit një dhomë me motrën time, fillova të kisha apartamentin tim në Brooklyn gjatë një nate. Këshilla që do të dija në atë moment ishte mos i beso çdo gjëje që njerëzit të thonë. Unë doja që njeëzit të më donin mua si njeri dhe pastaj të më donin për muzikën dhe aktrimin”, u shpreh këngëtarja e famshme shqiptare.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF