KreuStil Jetese

Mjaftoi një fjalë goje, dhe Bebe Rexha menjëherë u nda nga partneri!

Mjaftoi një fjalë goje, dhe Bebe Rexha menjëherë u nda nga

Dukej sikur ishte shumë e lumtur me partnerin e saj. Por mjaftoi një mesazh i tij që Bebe Rexha të vendoste ndarjen nga Keyan Safyari. 

Këngëtarja e famshme shqiptare postoi një “screenshot” (të fshirë më vonë) nga biseda me Safyrari, ku ai e kritikonte për faktin se ajo kishte shtuar 15 kg.

 “Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që ta thashë… Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë… Doje që të gënjeja?

Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë”, i ka shkruar partneri.

“Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja. Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, shprehet ish-partneri i Bebe Rexhës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF