KreuStil Jetese

Getoari tregon kur zbuloi se vuante nga tumori!

Getoari tregon kur zbuloi se vuante nga tumori!

Getoar Selimi apo sic njihet ndryshe me emrin e artit Gheto Geasy, rrëfeu si rrallë ndonjëherë një ndër momentet më të vështira të jetës së tij, kur zbuloi sëmundjen e rëndë nga e cila vuante. I ftuar në “Nacionale”, reperi tregoi sesi në ditën kur erdhi në jetë e bija, Marget kishin zbuluar gjatë një kontrolli rastësor se kishte rreth katër ose pesë vite me tumor dhe duhej të kryente patjetër një operacion.

Artisti u shpreh se e vetmja gjë në mendjen e tij në ato momente ishte vajza, dhe theksoi se pikërisht ajo ia dha forcën për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.

“Nuk kisha shumë kohë për ta menduar se ishte menjëherë pas lindjes së vajzës dhe çfarë mendova ishte që po më lind vajza dhe unë duhet të jëtoj për të. Kjo ishte e vetmja gjë që mendova dhe nuk doja ta jepja shumë veten sepse në këto raste më shumë i bën keq tjerve se vetes tënde. Mua më ka ndodhur me djalin e tezes dhe më beso e kam pasur më të vështirë për të se për veten, kështu që ku i ndodh vetes duket se merr një lloj force që është e papërshkrueshme, edhe pse nuk mund të them për të gjithë këtë.

Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar dhe menjëherë u mora me këtë punë, shkova tek një doktor shumë i famshëm. E diskutova tamam dhe më tha që rasti yt është pak delikat dhe nuk mundem ta mbaj private sepse do të dali dhe do të bëhet publike dhe mua më pengoi pak se në të tilla rastesh mediat e bëjnë më keq punën, njerëzit, nuk kisha kohë të mendoja për këto gjëra por vetëm për të kryer punën. Dhe vendosa të shkoj tek një nga mjekët me të mirë që më sugjeruan në Padova në Itali ku qëndrova rreth dy javë. U operova, çdo gjë shkoi me sukses, u ktheva. Rreziqet ishin më shumë për të humbur zërin. Më beso dhe doktori u habit me mua sepse nuk e kisha problem, vetëm doja ta mbaroja sepse e dija që kisha diçka që më duhej ta hiqja. Doktori më tha se nuk është diçka serioze pasi ke rreth 4-5 vjet që e ke (tumorin). Nuk kam pasur asnjë simptomë. Ika për lindjen e vajzës, për kontroll dhe doli kjo. Ndonjëherë të çon Zoti aty ku duhet të shkosh por mbaroi dhe kjo”- u shpreh reperi.

I pyetur nëse ndryshoi diçka tek ai pasi kreu operacionin, këngëtari u shpreh se gjendja e tij ndikoi më shumë në anën emoicionale dhe psikologjike gjë që solli dhe tërheqjen e tij për disa kohë nga muzika por ai theksoi se një ndihmesë shumë e madhe e tij ishte vajza, e cila i falte energji pozitive.

“Po unë u tërhoqa pak prej muzikës, jo për shkak të gjendjes fizike se unë në ditën e tretë dola për ecje, bëra 6 kilometra pas operacionit. Nuk më pengoi në anën fizike, më ndikoi pak emocionalisht, psikologjikisht. Por ishte kjo pjesa e vajzës që më jepte kaq shumë energji pozitive ai fillimi ato ditët e para që ma ndryshonte komplet atë pjesën tjetër”-shtoi ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF