Ish banorja e Brother VIP Albania 2, Kejsi rrëfeu se nuk do të martohej me një djalë me ngjyrë, edhe pse nuk ka asnjë paragjykim për ta. Këngëtarja dhe modelja është vënë në vëmendjen e mediave rozë më shumë tani, pas daljes nga shtëpia e famshme sesa gjatë kohës kur ishte brenda programit.
Kejsi është shfaqur shumë aktive jashtë, teksa është në pritje të realizimit të një këngë të re, e po kështu, është përfolur shumë së fundi për një lidhje të mundshme me ish partnerin e Dafina Zeqirit, DJ Geek.
Gjatë një diskutimi në Kepin e VIP-ve ajo u pyet nga ish banori i BBAVIP 2, Gerti “nëse a do të martohej me një djalë me ngjyrë”, dhe dha këtë përgjigje:
“Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam raciste, por nuk më pëlqen që t’i përziejë racat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet”.