
Ardian Bujupi është përpjekur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së mediave dhe publikut jetën e tij private. Por burime për “Prive” pohuan së fundi se këngëtari i ka dhënë fund beqarisë. Ai thuhet të ketë lidhur kurorë në Gjermani pak ditë më parë.
Bujupi ka insistuar për një ceremoni të zhvilluar në praninë e një rrethi të ngushtë familjarësh. Por edhe pse ai nuk deshi ta bënte këtë gjë publike, duket se dikush e “tradhëtoi” dhe nxorri sekretin e artistit.
Ndërkohë bashkëshortja e tij raportohet se është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani. Ende nuk ka një foto të saj, ndaj do na duhet të presim deri në momentin që ai ta bëjë publike vetë lajmin e bukur.
Sa i takon karrierës sakaq, edhe aty gjërat po shkojnë mjaft mirë për këngëtarin i cili sapo ka publikuar këngën ‘Valle kosovare’ në bashkëpunim me Shpat Kasapin, e cila deri më tani ka grumbulluar 7.7 milionë klikime në ‘Youtube’.


Getoari tregon kur zbuloi se vuante nga tumori!

Bikinit e përmbysur, trendi i kësaj vere!




Horoskopi ditor, e diel 16 Korrik 2023





Rita Ora ngatërron emrin e prezantuesit në BBC







