KreuStil Jetese

E shoqja i gjen “mesazhe në telefon”, Elvis Pupa shfaqet me sy të nxirë!

E shoqja i gjen “mesazhe në telefon”, Elvis Pupa shfaqet me sy

Elvis Pupa është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndjekësit shijojnë edhe humorin e batutat e tij. Këtë herë,  në një video të postuar së fundmi ai u shfaq me njërin sy të nxirë dhe krahun e fashuar.

Shumë shpejt, u bë e qartë se ishte e gjitha në kuadër të humorit. Aktori tha se kishte përfunduar me sy të nxirë, pasi bashkëshortja e tij, Belina Pupa i gjeti disa mesazhe të dyshimta në telefon. Sigurisht që fansat e kanë kuptuar që ishte e gjitha një shaka.

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Po ashtu në komente poshtë videos, e shoqja vazhdon humroine  tij duke shkruar: “Visi është e kundërta, të ka dhunuar dashnorja se të ka gjet mesazhet me mua”.

Pak ditë më parë, aktori postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth. Me shaka, ai shkruante se nëse nuk postonte për 3 ditë, fansat të lajmëronin emergjencat.

Ndërkohë një ditë më parë, aktori ka postuar në “Instagram” një video ku shprehet se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i ka ndodhur një tjetër gjë, që s`e kishte pritur aspak.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF