KreuStil Jetese

Cindy Marina feston ditëlindjen, urimi i Jozefina Topallit mori të gjithë vëmendjen!

Cindy Marina feston ditëlindjen, urimi i Jozefina Topallit mori të

Cindy Marina feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe mes morisë së urimeve që mori nga familjarë e miq, nuk mungoi as ai i nënës së partnerit të saj, ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit.

Jozefina zgjodhi ta përcillte përmes Facebook-ut urimin e saj drejtuar Cindyt në këtë ditë kaq të rëndësishme për të. “Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”, ka shkruar ajo.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë janë së bashku dhe po shijojnë dashurine e tyre. Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen dhe shfaqen kudo së bashku.

Ish Miss-i është rrëfyer për marrëdhënien që ka me “vjehrrën”, e cila me sa duket nuk ndërhyn asnjëherë në lidhjen e tyre, por kërkon më të mirën për ciftin me parimin : ‘Vetëm të jeni ju të lumtur’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF