Problemet mes Shakirës dhe Gerard Pique vazhduan edhe pertej ndarjes së tyre në qershor 2022. Ne fakt, duken po aq aktuale edhe një vit më vonë. Disa këngë që kolumbiania ka publikuar kohët e fundit, i referohen në mënyrë të veçantë Clara Chia-s, e dashura e Pique.
Sipas medias spanjolle ‘Prensa Libre’, në shtëpinë e këngëtares në Majami, gruaja qe e zevendesoi ne krah te partnerit nuk thirret “Clara Chia” dhe as e dashura e Pique -s, por ajo përmendet si “punonjësja e babit”. Sipas mediave, kjo është një mënyrë nënçmuese per t`iu referuar 24-vjeçares.
Ne ndarje, Shakira përfshiu një klauzolë në të cilën dy fëmijët e saj nuk mund të jenë në prani të Chia-s kur kalojnë kohë me Pique, gjë që ish-futbollisti nuk e ka pasur të lehtë ta zbatojë. Pikërisht për këtë çështje fundjavën e kaluar Gerard mori pjesë në dasmën në Katalonjë të Tamara Falco me Milanin dhe Sashën si shoqërues, duke mos marrë me vete partneren e re.
Që nga përfundimi i marrëdhënies së saj me fituesin e Kupës së Botës 2010, Shakira ka publikuar gjashtë këngë: “Te Felicito” dhe “Monotonia” në 2022 dhe “Music Session 53” me Bizarrap, “TQG”, “Acrostico” dhe më e fundit: “Copa Vacia” pak javë më parë. Në secilën prej tyre, ndjekësit kanë kuptuar se teksti ka lidhje me Pique dhe me tradhtinë.