KreuStil Jetese

Marihuanë në valixhe, arrestohet në aeroport Gigi Hadid!

Marihuanë në valixhe, arrestohet në aeroport Gigi Hadid!

Gigi Hadid u arrestua dhe u akuzua për zotërim marihuana teksa udhëtonte nga SHBA drejt ishujve Kajman. Supermodelja, 28 vjeçare – e cila po udhëtonte me shoqen Leah McCarthy mbërriti me një avion privat në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Oëen Roberts’ më 10 korrik dhe kaloi doganën me bagazhet e saj – por aty agjentët e Doganës dhe Kontrollit Kufitar gjetën një ‘sasi të vogël marihuanë dhe pajisje për konsumimin e saj”.

Marihuana u përcaktua të ishte “vetëm për përdorim personal” – megjithatë Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzat për import narkotikësh. Modelja  u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në ishujt Kajman – ku më vonë u lirua me kusht, në pritje të ndjekjes penale, raporton gazeta lokale Cayman Marl Road.

Hadid dhe McCarthy u paraqitën në Gjykatë më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Ato u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit me burg. Një përfaqësues i Hadid tha: “Gigi po udhëtonte me marihuanë të blerë legalisht në Neë York me një licencë mjekësore”.

“Marihuana ka qenë gjithashtu e ligjshme për përdorim mjekësor në Grand Cayman që nga viti 2017. Ajo e shijoi pjesën tjetër të kohës në ishull”, shtoi më tej ai. Vetë Gigi duket nuk është shqetësuar shumë nga kjo, pasi ka publikuar një sërë fotografish e videosh nga pushimet.

Ngjarja erdhi pas intervistës së ish-partnerit të saj, Zayn Malik, i cili u rikthye në ekran duke folur për jetën e tij pas gjashtë vitesh.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF