
Gati tre dekada pas vrasjes ende të pazbardhur të tij, policia e Nevadës ka rihaput hetimet mbi rrethanat e vdekjes së Tupac Shakur.
Detektivët nisën kontrollet në një shtëpi në Henderson, në periferi të Las Vegasit, vendi ku mbi reperin u shkrep një breshëri plumbash shtatorin e vitit 1996. Policia Metropolitane e Las Vegas nuk dha detaje të mëtejshme të kërkimit, duke përmendur hetimin në vazhdim për vrasjen e tij, shkruan BBC.
Shakur ishte 25 vjeç kur vdiq. Askush nuk u arrestua në lidhje me krimin. Shtëpia që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga vendi i Las Vegasit ku Shakur u qëllua në një të shtëna me makinë.“LVMPD mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur”, thuhet në një deklaratë të policies. “Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment”, theksohet më pas.
Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit Jason Johansson i tha Las Vegas Revieë Journal se detektivët po punonin edhe një herë për rastin. “Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne do të mund të hedhim dritë mbi të,” i tha ai medias.
Shakur, emri i skenës së të cilit ishte 2Pac, publikoi albumin e tij debutues në 1991 dhe vazhdoi të shijonte suksesin e listave me hite, duke përfshirë “California Love”, “All Eyez on Me”, “Changes” dhe “I Ain’t Mad at Cha”. Ai vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij ndërsa priste në semafor të kuq. Shakur, i cili shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame në 2017.






Metodat më të mira për të lënë duhanin!





Getoari tregon kur zbuloi se vuante nga tumori!

Bikinit e përmbysur, trendi i kësaj vere!




Horoskopi ditor, e diel 16 Korrik 2023



