
Ricky Martin ndodhet në Shqipëri që prej ditës së djeshme. Mbërritja e këngëtarit të famshëm dy ditë para koncertit të 20 korrikut ishte pikërisht që të kishte mundësinë të vizitonte paksa edhe vendin, e këtë tur, zgjodhi ta niste nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Ricky ka ndarë nga Durrësi një foto me ndjekësit e tij të shumtë, ku tregon edhe sa nxehtë është!
Ylli i muzikës latine do të performojë për herë të parë në Tiranë, në vazhdën e turit të tij “Ricky Martin Symphonic”.Për ketë, reagoi dhe vetë përmes një postimi në Instagram ku shprehej mjaft i lumtur që do të këndojë në vendin tonë.
“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, ka shkruar këngëtari i njohur.









Metodat më të mira për të lënë duhanin!





Getoari tregon kur zbuloi se vuante nga tumori!

Bikinit e përmbysur, trendi i kësaj vere!




Horoskopi ditor, e diel 16 Korrik 2023
