KreuStil Jetese

Çfarë? Pique i gatshëm të lërë Claran nëse Shakira ia kërkon?

Çfarë? Pique i gatshëm të lërë Claran nëse

Duket se Gerard Pique-së ia ka shkuar ndërmend ta lërë të dashurën e tij, Clara Chia Marti, nëse Shakira do t`ia kërkonte një gjë të tillë.

Pique dhe Clara filluan një lidhje kur futbollist ishte ende me këngëtaren e njohur. Pasi u nda me të, ai doli hapur me 24-vjeçaren, por kohët e fundit është folur për probleme në lidhjen e tyre.

Arsyeja për këtë mund të ketë të bëjë me Shakirën. Këngëtarja kolumbiane dhe Gerard Pique kanë dy fëmijë bashkë, djemtë Milan dhe Sasha. Pas ndarjes, ata nënshkruan një marrëveshje kujdestarie, që e kufizoi Clara Chia-n të takohej me ta. Kështu, kur fëmijët shkojnë në shtëpinë e babait të tyre për ta takuar atë, e dashura e Pique-së nuk mund të jetë e pranishme.

Disa muaj më parë, Shakira u largua nga Barcelona drejt Miamit me të dy fëmijët, mirëqënien e të cilëve si ajo, ashtu edhe ish partneri e përkufizojnë si prioritetin e tyre. Kjo duket është edhe arsyeja përse ai e pranoi klauzolën që Clara Chia të mos i takojë djemtë. Me udhëzimet e Shakirës, Pique nuk e lë atë të qëndrojë në shtëpi me fëmijët.

Edhe pse 24-vjeçarja ende nuk lejohet të takohet me Milanin dhe Sashën, kjo nuk e ka penguar atë të takohet me babanë e tyre.

Përmes teksteve të këngëve të saj të fundit, Shakira ka nënkuptuar se Pique në disa raste i ka kërkuar të ribashkohen, por ajo nuk ka pranuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF