KreuStil Jetese

‘Hapet’ toka; Shpërthim i frikshëm: 1 i vdekur e 48 të plagosur!

‘Hapet’ toka; Shpërthim i frikshëm: 1 i vdekur e 48

Një shpërthim i pashpjegueshëm ka ndodhur në qendër të Johanesburgut këtë të enjte në një rrugë kryesore, duke lënë të vdekur 1 person dhe duke plagosur 48 persona. Shërbimet e urgjencës fillimisht fajësuan tubacionet nëntokësore të gazit, por kompania Egoli Gas tha se nuk kishte gjasa që shpërthimi, i cili shkatërroi asfaltin dhe përmbysi automjetet, përfshirë minibusë të parkuar në rrugë, të ishte shkaktuar nga një tubacion gazi ose rrjedhje e mundshme e gazit

“Është një mrekulli që nuk ka viktima”,  tha Panyaza Lesufi, kryeministri i provincës Gauteng, i cili përfshin Johannesburgn dhe Pretorian.

Sipas Lesufi, një person humbi jetën, 48 persona u lënduan, prej të cilëve dy në gjendje kritike, nëntë të lënduar janë në gjendje të rëndë dhe 30 të tjerë me lëndime të lehta.

Ai tha se një hetim paraprak i policisë nuk zbuloi shkakun e shpërthimit, por shtoi se “situata është plotësisht nën kontroll. “Dëmi është i madh. Është një situatë e keqe… Ishte koha e pikut”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF