Ariana Grande është e famshme për marrëdhëniet dhe ndarjet e saj. Në fillim të kësaj jave, u publikua lajmi se Grande dhe bashkëshorti i saj prej dy vitesh Dalton Gomez i kishin dhënë martesës së saj.
Për më tepër, u përhap lajmi se ata prej disa kohësh ishin ndarë, dhe tashmë është konfirmuar se Grande është në një lidhje të re dashurie. Burime pranë People bëjnë me dije se këngëtarja e “Thank U, Next” është duke u takuar me aktorin, Ethan Slater.
“Ariana dhe Dalton u ndanë në janar. Ajo dhe Ethan kohët e fundit filluan të takoheshin, dhe ai është ndarë nga gruaja e tij”, thotë burimi.
Grande dhe Gomez kishin filluar të takoheshin në janar 2020. Para se të takonte Gomezin, Grande ishte në marrëdhënie të profilit të lartë me aktorin Pete Davidson dhe këngëtarin e ndjerë Mac Miller.