KreuStil Jetese

Helmohen 12 turistë në Shëngjin! Gjendja e tyre!

Helmohen 12 turistë në Shëngjin! Gjendja e tyre!

12 pushues nga Kosova në Shëngjin janë helmuar gjatë qëndrimit në një hotel. Pushuesit dyshohet të jenë helmuar nga një pesticid për desinsektimin e mushkonjave.  Sipas AKU-së në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet.

Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve pacientët kanë patur simptomat e një helmimi, por fatmirësisht nuk kanë qenë në gjendje të rëndë. Pasi kanë marrë ndihmën e mjekësore pacientët janë larguar.

“Si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, rëndim në epigastër, pa të vjella shumë, pa të dala diarreike dhe me parametra klinikë të mirë, përveç një tensioni relativisht të ulët. Kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë bilanc analizash dhe është dhënë ndihma me perfuzione, me qetësues.

Një trajtim i thjeshtë i ndihmës së parë duke pasur parasysh simptomat e tyre. Pasi është dhënë ndihma, në përgjithësi të gjithë kanë filluar duke u përmirësuar, e kanë marrë veten dhe tani pritet përgjigjja e analizave, që në përgjithësi kanë dalë mirë si analiza.

Është lajmëruar në fakt edhe Shëndeti Publik për të ardhur të shqyrtojë situatën. Për natyrën nuk mund të shprehemi. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën e parë në urgjencë dhe kanë filluar përmirësimet janë larguar nga urgjenca”, shprehet mjeku i spitalit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF