KreuStil Jetese

“Përgjithmonë”, Loredana ‘zyrtarizon’ lidhjen me Karim Adeyemi!

“Përgjithmonë”, Loredana ‘zyrtarizon’ lidhjen

Loredana është ndër reperet më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar. Projektet e saj muzikore numërojnë miliona klikime sapo publikohen. Por veç karrierës së suksesshme, reperja gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj private.

Pas historisë shumë të përfolur me Mozzik, duket se Loredana ka rigjetur dashurinë dhe këtë herë çdo gjë është zyrtare. Pak ditë më parë me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur romancën me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund. “Faleminderit Zotit”, shkroi reperja krah postimit.

A post shared by babymama (@loredana)

Edhe pse lidhja e saj e re ka patur shumë paragjykime, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar fare Loredanën, e cila së fundmi ka postuar disa foto të tjera me të dashurin e saj, teksa këtë herë e ka shoqëruar me mbishkrimin, “Përgjithmonë”.

A post shared by babymama (@loredana)

Karim Dortmund luan për “Borussia Dortmund” dhe ka pozuar edhe duke bërë shqiponjën me duar, foto e cila është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e skuadrës së futbollit në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF