KreuStil Jetese

Banori i Big Brother VIP bëhet baba! 

Banori i Big Brother VIP bëhet baba! 

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, këngëtari Gjon Karrica, i cili njihet për publikun me emrin Lugati mësoi se do të bëhej baba për herë të dytë. Ditën e sotme bashkëshortja e Lugatit ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vajzë. 

Lajmin e ëmbël e ka ndarë përmes rrjeteve sociale këngëtari duke zbuluar edhe emrin e vajzës.

Ajo do të quhet Dita.

Me këtë veprim, ai e ka mbajtur premtimin e dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku deklaroi se nëse do bëhet baba i një djali, atij do t’ia lë emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Me jetë të gjatë Dita!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF